Raporti i KLSH-së: Policia nuk i përgjigjet qytetarëve, shërbimi 112 nuk funksionon

Policia e Shtetit nuk i ka trajtuar ankesat e qytetarëve duke i lënë pa përgjigje mbi shqetësimet dhe problematikat që kanë pasur.

Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi veprimtarinë e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit.

Sipas një auditimi të kryer nga KLSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe tre drejtori vendore të policisë së Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit ka rezultuar se ka disa mangësi, raporton Euroneës Albania.

Mangësi janë evidentuar në fushën e burimeve njerëzore sa i takon mos plotësimit të strukturave, rotacionit të lartë të stafit dhe trajnimet specifike.

“Një problematik tjetër e konstatuar gjatë këtij raporti ka të bëjë me mosfunksionimin e numrit unik të emergjencave 112”.

Ky numër aktualisht funksionon për qytetin e Tiranës dhe pjesërisht në zonat jashtë saj, ndërsa qytete e tjera nuk kanë akses.

Aktualisht Drejtoritë Vendore të Policisë së vendit tonë ende vazhdojnë të përdorin telefona fiks dhe celularë pa pagesë, duke u nisur nga këto kushte gjatë auditimit është konstatuar se ka telefonata që nuk rezultojnë të regjistruara në sistem, ka raste kur komunikimi me qytetarin nuk është arritur, telefonata nuk është regjistruar në sistem dhe telefonuesi nuk është rimarrë nga salla operative.

Gjithashtu është evidentuar se përgjithësisht koha e reagimit të strukturave të policisë ndaj telefonatave të qytetarëve ka qenë më e lartë se koha e synuar prej 13 minutash.

Exit mobile version