Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit.

Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës janar-prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.

Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.

Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve.

Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.

Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën janar – prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas.

Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Në periudhën janar – prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar te subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore./ Monitor

Artikulli paraprakBujqësia në mëshirën e qiellit
Artikulli tjetërNë kujtim të Nebil Çikës/ Myzafer Elezi përkujton publicistin e njohur që ndëroi jetë dy vite më parë