Raporti i Komisionit Europian: Rezultatet pozitive nga SPAK por përballet me mungesën e burimeve njerëzore. Ngre shqetësim për amnistinë penale të miratuar nga parlamenti

Komisioni Europian ka publikuar sot raportin e tij të pestë vjetor për sundimin e ligjit, duke shqyrtuar sistematikisht dhe objektivisht zhvillimet e sundimit të ligjit në të gjitha shtetet anëtare në baza të barabarta.

Raporti i këtij viti përfshin, për herë të parë, katër kapituj  mbi zhvillimet në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Përfshirja e këtyre vendeve të zgjerimit në Raportin e Sundimit të Ligjit, bëhet për ecurinë më të mirë të procesit, mbështetjen dhe përpjekjet e tyre për reforma, si dhe do të ndihmojë autoritetet të bëjnë përparim të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit dhe të përgatiten për vazhdimin e punës për sundimin e ligjit si një e ardhme.

Lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, raporti i Komisionit Europian nënvizon:

“Ka rezultate fillestare inkurajuese të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme, megjithatë autoritetet e specializuara në luftën dhe parandalimin korrupsionit u ndeshën me kufizime të burimeve njerëzore dhe mjeteve të specializuara në dispozicion.

 

Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për korrupsion është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa shqetësime lindën pas miratimit të një ligji për amnisti nga parlamenti. Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse ligjzbatuese mbetet i dobët. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe atë të fushatave elektorale.

 

Parandalimi i këtyre aktive ka mangësi në kuadrin ligjor dhe vazhdon të ketë ndikim të kufizuar në sektorët vulnerabël.

Artikulli paraprakSkandali tek Onkologjiku, avokatët e të akuzuarve kërkojnë që çështja të mos hetohet nga SPAK! GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit
Artikulli tjetërU shua Gëzim Çela/ Dëshmoi revoltën e Spaçit, amaneti i të burgosurit: Kujtohuni për ne!