Raporti i OBSH/ Basha: Rama gënjeu për shëndetësi falas! Së bashku do ta shërojmë Shqipërinë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Twitter se, Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët, por gënjeu.

Basha e ka krahasuar gjendjen me shifrat reale të Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.

“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.

Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, shkruan Basha.

1 17

Exit mobile version