Raporti i OSBE/ODIHR fshikullon Ramën: Të shqetësuar për shitblerjen e votës dhe databazën e ‘patronazhistëve’

Incidentet e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore që kulmuan me ngjarjen e rëndë në Elbasan, databaza e PS me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve si dhe shitblerja e votës, janë kryefjalë e raportit paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

“Shitblerja e votës” Asambleja Parlamentare e KE: Po vëzhgon, presim hetimet
Gjetjet u komunikuan nga Azay Guliyev, Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE-së, i cili është Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së në Shqipëri.

“Ka pasur një sërë problematikash. Pavarëisht pandemisë shqiptarët kanë votuar në numra të konsiderueshëm. Vlerësohet marrëveshja e 5 qershorit si diçka me konsensus të gjerë. Fatkeqësisht pas valës së parë të reformave, në fazën e dytë nuk pati një konsultim me të gjitha palët pjesëmarrëse. Kandidatët kishin mundësi të bënin fushatën e tyre lirisht.

Shqipëria ka përdorur për herë të parë pajisje shtesë elektronike. Shpresohet të përdoret më shumë teknologjia në zgjedhjet pasardhëse. Sistemet elektronike që janë përdorur përgjithësisht janë konsideruar funksionale.Jemi informuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me saktësinë e listës së zgjedhësve. Nuk u raportuan parregullësi. Disa rekomandime të ODIHR mbeten ende për tu adresuar te reforma zgjedhore”.

Exit mobile version