Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/ Ambasada Britanike: Hetim shit-blerjes së votës dhe daljes së të dhënave personale!

Ambasada Britanike në Tiranë duke komentuar raportin e OSBE-ODIHR, është shprehur se duhet një rishikim i të gjithë kuadrit ligjor. Gjithashtu ambasada kërkon hetim për daljen e të dhënave personale.

“OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Artikulli paraprakBasha: Betejë në të gjitha frontet kundër regjimit!
Artikulli tjetërBerisha publikon mesazhin: Studentët e ekselencës po mashtrohen nga qeveria