Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura

Pasuritë e paluajtshme, nuk janë të preferuara vetëm për të investuar por edhe për të pastruar paratë e krijuara nga aktivitetet kriminale. SPAK thotë se paratë e krimit kryesisht pastrohen në sektorin e ndërtimit, në blerje apartamentesh, ndërtesash, trojesh apo blerje biznesesh.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=54&loc=https%3A%2F%2FshqiptarjaSi një nga krimet më të përhapura në vend pastrimi i parave me kalimin e viteve është sofistikuar, me synim kamuflimin e parave kriminale. Përtej pasurive të paluajtshme, SPAK raporton se një pjesë e konsiderueshme e parave të pista po pastrohen duke bërë investime me makina, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri e deri tek investimet në pajisje kompjuterike.

 

Jo të gjitha qytetet janë tërheqëse për pastrimin e parave, pasi edhe ky lloj krimi ka krijuar një hartë specifike, e përqendruar në qytetet ku gjenerohet më shumë ekonomi e para.  Investimi në pasuri të paluajtshme me para të dyshuara se vijnë nga aktiviteti kriminal janë kryesisht në Tiranë, dhe në zonat bregdetare kryesisht në Vlorë, Durrës dhe Lezhë.

Një tjetër formë e pastrimit të parave vitin e kaluar thuhet në raportin e Prokurorisë së Posaçme është edhe përmes shoqërive tregtare, të cilat kanë pritur para nga jashtë në llogaritë e tyre bankare, dhe duke shërbyer si ndërmjetës kanë bërë transferta në shtete të tjera. Gjithashtu vjet ka pasur rritje të rasteve, ku janë bërë depozita në llogari bankare në Shqipëri në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.

“Ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta. Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve”, raporton SPAK.

Vjet numri i procedimeve të regjistruara për pastrim parash thotë SPAK është rritur me 75% në krahasim më vitin 2022. Vjet vetëm për pastrim parash janë regjistruar 35 procedime penale, nga 20 që ishte numri në 2022, apo 15 në 2021-shin.  Për herë të parë në 2023-shin Prokuroria e Posaçme ka bërë edhe hetime, që lidhen me kriptovalutat dhe sasi të konsiderueshme parash të depozituara në llogari bankare.

Në raport SPAK ka sjellë edhe hetime nga skema komplekse të pastrimit të parave ku të përfshira janë edhe organizatat kriminale ndërkombëtare, ku në këto raste paratë pastrohen përmes sistemit bankar, ku si ndërmjetës kanë shërbyer subjektet tregtare shqiptare që kanë pritur paratë në llogaritë e tyre bankare. Më pas këto para kanë kaluar përmes transfertave në shtete të tjera.

661be92f4dda6sektoret

Skema, si pastrohen paratë në Shqipëri! Raporti i SPAK

Shembulli i SPAK – Si bëhet pastrimi i parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare
Duhet cilësuar se, një nga skemat komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias Italiane.
Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera. Rasti me tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të Cosa Nostra në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër.
Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Me pas këto para do ti kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong tek një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh. Për këtë shërbim shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milion Euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin.

661be8b5a4d0bbe

Skema  e pastrimit të parave nga jashtë në Shqipëri, pjesë nga raporti i SPAK
Artikulli paraprak114 mijë dosje në pritje për t’u gjykuar, VOA: Strategjia e KLGJ-së për çështjet e prapambetura ngre debate, situata më e rëndë në Apel
Artikulli tjetërLufta e vërtetë që estabilishmenti Rama-Berisha po i fshehin shqiptarëve