Raporti: Italia sekuestroi 3,5 herë më shumë drogë se në 2016 nga Shqipëria

Në vitin 2016, 3.5 herë më shumë drogë e sekuestruar nga policia italiane në krahasim me vitin 2015. Ky është përfundimi i raportit të vitit 2016 të bërë nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali. Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2016 u vu re një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Sipas raportit rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar, ku kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve. Gjithashtu pozita e favorshme e Shqipërisë ka shërbyer si një pikë kalimi për shumë rrugë trafiqesh droge.
Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria me gomone nga rajoni i Vlorës apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit. Sipas të dhënave të Antidrogës italiane, shtetasit shqiptarë zinin vendin e dytë për nga numri i arrestimeve dhe rasteve të dërguara në gjykata pas marokenëve përgjatë vitit 2016. Ndonëse pak kohë më parë u shkarkuan disa funksionarë të lartë në Portin e Durrësit për lejim të kalimit të sasive të mëdha të drogës, kanabisi vazhdon të kalojë me tonelata pikërisht nga kjo pikë kufitare.

Exit mobile version