Raporti vjetor i INSTAT, Agalliu: Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është diskutuar për raportin vjetor të INSTAT. Deputeti i PD, Arbi Agalliu, ka kërkuar sqarim për mos publikimin e censusit, që sipas tij tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur.

Në postimin e tij në Facebook, Agalliu shprehet se ngriti dhe dy shqetësime në Komision ndaj drejtuesve të INSTAT, pasi ka disa vite që nuk kryejnë anketa të rëndësishme dhe largojnë nga puna profesionist të statistikave.

POSTIMI I PLOTË

Sot në “Komisionin për Ekonominë dhe Financat” diskutuam mbi raportin vjetor të INSTAT!

Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur. Largimi masiv i shqiptarëve dhe gjendja e rënduar ekonomike është realiteti sot i Shqipërisë.

Mos kryerja prej disa vitesh e disa anketave të rëndësishme si psh “Struktura e të ardhurave nga puna”, “Kostot e punës”, “Arsimi i të rriturve” si dhe vonesa në publikimin e treguesve kryesorë si “Prodhimi i Brendshëm Bruto”, “Të dhënat demografike” apo dhe “Anketa strukturore pranë bizneseve”, tregon tentativën për të sfumuar realitetin.

Po kështu largimi nga puna i shumë profesionistëve nga INSTAT tregon presionin që ushtrohet për të deformuar të dhënat që publikohen.

Exit mobile version