Raportuesi për Shqipërinë në PE: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tonë. Duke mbajtur fjalën në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, Schieder ka theksuar se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE.

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder.

Artikulli paraprakKE i jep dritën jeshile, Bullgaria anëtare e Eurozone nga 1 janari 2026
Artikulli tjetërBerisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës