Rast unikal/ Rruga e Arbrit izolon shtëpinë, e moshuara: Balluku na refuzoi. Kemi fëmijë të vegjël, nuk bëjmë gjumë natën!

Mbetet ndoshta rasti më unik që një rrugë nacionale e ndarë në dy pjesë të ketë në mes një shtëpi banimi. Bëhet fjalë për këtë shtëpi në Klos, e cila u rrethua nga rrugët automobilistike që prej ndërtimit të rrugës së Arbrit.

E zonja e shtëpisë, Mane Cakoni shprehet se autoritetet nuk i dhanë asnjë zgjidhje për t’u shpërngulur nga aty, teksa akuzon Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun dhe kompaninë që ka ndërtuar rrugën e Arbrit, Gjoka Konstruksion.

Në vend të një dëmshpërblimi nga shteti për t’u shpërngulur nga vendi i banimit plot rrezik, Zonja Mane thotë se janë mjaftuar duke i thënë se nuk po i prishin banesën.

“A lihet shtëpia mes dy rrugëve me njerëz brenda, me fëmijë të vegjël. Nuk bëjmë gjumë natën, nuk ka qetësi. I kemi dërguar kërkesë Belinda Ballukut, a e ka kthyer ajo apo ndonjë tjetër nuk i jepet hall. Ka ardh makina është përplasur këtu, ka qenë duke hyrë brenda”, shprehet e moshuara.

Mane Cakoni u bën apel institucioneve që ta zgjidhin problemin e saj, pasi jeta e të gjithë familjarëve është në rrezik të madh nga dy rrugët që i kanë rrethuar banesën.

Artikulli paraprakTrump i zemëruar me Putinin! Presidenti i SHBA-ve paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse: Nëse nuk vendoset paqe në Ukrainë, ne do të…
Artikulli tjetërKatër frutat që duhet të konsumoni patjetër kundër kolesterolit