Rasti i parë në botë/ Pacienti humbet përgjithmonë dëgjimin nga COVID-19

Një burrë 45-vjeçar humbi përgjithmonë dëgjimin pasi u infektua nga COVID-19.

Rasti është i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertët kanë thënë se humbja e papritur dhe e përhershme e dëgjimit, është e lidhur me infeksionet Covid-19 tek disa njerëz, raporton “The Sun”.

Rasti në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi ekspertët në Universitetin e Mançesterit thanë se njerëzit që janë rikuperuar nga virusi kanë raportuar një përkeqësim të dëgjimit.

Burri kishte 10 ditë që vuante nga simptomat e koronavirusit dhe u transferua në kujdesin intensiv gjatë kohës që kishte vështirësi në frymëmarrje.

Kur u transferua në kujdesin intensiv, ai u vendos në një ventilator për 30 ditë.

Si rezultat, ai zhvilloi ndërlikime të tjera dhe më pas u trajtua me remdesivir, steroid intravenoz dhe një transfuzion gjaku, pas së cilit filloi të përmirësohej.

Një javë pasi doli nga kujdesi intensiv, filloi të dëgjonte zhurma në veshin e majtë dhe shumë shpejt nuk mund të dëgjonte më me të.

Përveç astmës, ai ishte i shëndetshëm dhe kurrë nuk kishte pasur ndonjë problem me dëgjimin.

Ekspertët ekzaminuan kanalet e veshit, ku zbuluan se nuk kishte bllokime ose inflamacion. Nuk ka shkaqe përfundimtare të dëmtimit të dëgjimit, por ai mund të vijojë nga infeksionet virale siç është gripi.

Exit mobile version