Rasti i rëndë ndaj Trump dhe demokracia amerikane

NGA ALBAN DACI

 

Pa dyshime që rasti i atentatit ndaj Trump është shumë i rëndë dhe është i dënueshëm nga të gjithë qoftë për faktin se ai është ish President dhe kandidat për president, por edhe sikur të ishte qytetar i thjeshtë! Historia e SHBA ose e demokracisë amerikane është një histori e gjatë e betejave mes dhunës e disfatës!

Në fakt Demokracia nuk është një çmim që një shoqëri e gjen falas apo për meritë, por është një përplasje e vazhdueshme mes idesh e shpesh herë këto beteja kalojnë në versionin ekstrem!

Një ngjarje e rëndë ndaj Trump do të hap diskutime të mëdha për një periudhë të gjatë ku sigurisht teoritë konspirative do të gjejnë vend për diskutim! Megjithatë, shoqëria amerikane është një shoqëri kryesisht e dhunshme ose një ndër shoqëritë më të dhunshme në Botë e kjo kuptohet duke konceptuar se si e shikojnë ata të drejtën e armës!

Në fakt kjo nuk lidhet me interpretimin e të drejtave të njeriut, por lidhen me idenë e demokracisë qe qytetarët duhet te jenë të armatosur per te mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tyre kur pushtet bëhej i dhunshëm dhe autoritarë!

Mendoj se reagimi i atij të riut që ishte autori i atentatit ndaj Trump, bën pjesë tek llogjika që kanë qytetarët amerikan në historinë e tyre të qasjes ndaj drejtësisë, demokracisë dhe pushtetit!

Megjithatë, për fat të keq historia amerikane ka pasur edhe ngjarje më të rënda siç është ajo e Lincoln, vëllezërit Kennedy, Martin Luterking, atentati ndaj Regan, ai ndaj Malcolm e mjaft të tjerë! Reagimet ndaj rastit të Trump duke aluduar si një atentat ndaj shpëtimtarit të SHBA e sidomos kur e shikoj nga disa shqiptarë me bën të kuptojnë se nuk e njohin fare historinë e SHBA e flasin sikur e sillen sikur të ishin militant ndaj nje lideri shqiptar!

Disa e aludojnë atentatin më gjuhën e ashpër e stilin e lidershipit karakteristik që ka Trump! As kjo nuk qëndron, sepse nëse shikojmë të kaluarën Vëllezërit Kennedy dhe po ashtu Martin Luterking ishin njerëzit më popullor!

Shtetasit amerikan nuk reagojnë për shkak të gjuhës që përdor një lider, sepse dhuna është pjesë e historisë së tyre demokratike! Amerikanët reagojnë vetëm për qëndrime apo për kauza që i quajnë të patolerueshme! Reagimet e qytetarëve mund të jenë kolektive apo edhe individuale! Rasti i Trump mund të jetë i ngjashëm me atë ndaj Lincoln, por për fatin e mirë nuk pati të njëjtin përfundim!

Si do të ishte historia amerikane nëse atentati ndaj Trump do të kishte një fund tragjik? Këtë nuk di të them, por themelet e demokracisë amerikane do të ishin njësoj! A do të jetë Trump si më parë? Nuk besoj! Ngjarja do të jetë një moment i thellë reflektimi edhe ndaj vetë Trump e reagimet e menjëhershme të bëra nga ai besoj bëjnë pjesë tek ngarkesa traumatike dhe emocionale! A është fitues i sigurt Trump pas kësaj ngjarjeje? Ndoshta do të jetë fitues për shkak se ka një kundërshtar të dobët, por vetë atentati do të ketë fare pak ndikim tek fitorja apo humbja e Trump!

Artikulli paraprakKa dyshime se mund të arratiset, Drejtoria e Burgjeve refuzon shoqërimin e Dritan Dajtit në gjykatë, avokati: Keni në dispozicion 6 mijë policë rendi
Artikulli tjetërU gjet i dhunuar në mes të rrugës nga kalimtarët, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42 vjeçarit