Rasti tronditës: 26-vjeçarja nga Vlora shfaqet në TV me një letër ku rrëfen ngjarjen shokuese

Vajza 26-vjeçare nga Vlora, e cila akuzoi tre persona se kanë abuzuar seksualisht me të në gjendje të droguar dhe të pavetëdijshme, u shfaq në emisionin investigativ “Piranjat”, ku i qëndroi deklaratave të saj.

E pyetur nga gazetarët e “Piranjat”, 26-vjeçarja rrëfeu se kishte pasur një lidhje 2-vjeçare me njërin prej të arrestuarve. Ai dhe dy miqtë e tij i kanë dhënë të pijë alkool dhe e kanë droguar pa dijeninë e saj dhe më pas kanë abuzuar me të.

Në kamerat e sigurisë së hoteli, vajza shihet në gjendje të rëndë, bën lëvizje të pakontrollura, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës. 26-vjeçarja pranoi se është kërcënuar nga familjarët dhe miqtë e të arrestuarve, të cilët i kanë kërkuar të tërheqë denoncimet, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund të vërtetës së saj.

“Kam shkruar një letër. Ndihem shumë e emocionuar. Po e lë ta lexoni ju,” i tha ajo Dojna Memës në studion e emisionit.

Exit mobile version