Rasti Veliaj, që fundos propagandën e Berishës!

Nga Bato Kosova

Nga Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, deri te akuzat e Sali Berishës për një “komplot global” të udhëhequr nga George Soros, ngjarjet e fundit hedhin dritë mbi një nga narrativat më të përdorura të opozitës.

Këto teza, që kanë mbështetur retorikën politike të Berishës prej vitesh, duket se janë rrëzuar përballë realitetit.

Sipas Berishës, Sorosi është arkitekti i Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe ka qenë i angazhuar personalisht për të shpallur atë “non grata” në Shtetet e Bashkuara, përmes një aleance të supozuar me kryeministrin Edi Rama. Por, kur ngjarjet zhvendosen te rasti Veliaj, ky zinxhir argumentesh duket se bie në kontradiktë me vetveten.

Të gjithë e dinë lidhjen speciale të Veliajt me Soros. Një drejtësi e kontrolluar nga Soros dhe një influence e madhe e pretenderuar në DASH, nuk do lejonte kurrë që Veliaj të përballej me drejtësine

Veliaj në duart e Altin Dumanit

Sipas deklaratave të Berishës, George Soros dhe drejtësia shqiptare janë të manipuluara nga qeveria aktuale për të eliminuar kundërshtarët politikë. Por fakti që kryebashkiaku Veliaj është përfshirë në një hetim të rëndësishëm nga SPAK-u i drejtuar nga Arben Dumani, sjell një pyetje logjike: Nëse Sorosi kontrollon drejtësinë shqiptare, siç pretendon Berisha, pse ky “sistem i kapur”, nuk e mbron dot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të qeverisë?!

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Altin Dumani, i cili ka qenë një nga prokurorët më të sulmuar nga Berisha për punën e tij në hetimin e aferave korruptive, të cili madje iu bë dhe presion nga Sali Berisha, duke i publikuar foton e bashkëshortes, tani po heton Veliajn.

Ky fakt fundos akuzat e Berishës për “drejtësi të manipuluar”, por tregon dhe njëherë se si Sali Berisha mashtrimin permanent, e ka artin e politikës së tij.

Narrativa e Berishës se Reforma në Drejtësi është një armë politike e përdorur kundër tij, shkërmoqet përballë rastit Veliaj. Nëse drejtësia është vërtetë nën ndikimin e Sorosit dhe qeverisë, rasti ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk do të ekzistonte.

Kjo situatë vë në pikëpyetje gjithë propagandën e ndërtuar prej vitesh nga Berisha, duke e bërë atë më shumë një strategji për shmangie përgjegjësie, sesa një argument i bazuar në fakte.

Në fund të fundit, drejtësia nuk ka për qëllim të mbrojë individë, por të ndjekë ligjin, qoftë ky Berisha, Veliaj apo kushdo tjetër.

Ngjarjet e fundit dëshmojnë se drejtësia e re në Shqipëri po ecën përpara, duke sfiduar propagandën dhe kërcënimet e politikës së vjetër./Alfapress.al

Artikulli paraprakFati i të zhdukurve ende s’dihet, Kosova 25 vite kërkim për drejtësi! Dëshmitë rrëqethëse të mbijetuarve të m*sakrave: Një serb qëlloi me automatik mbi turmën, i vrau të gjithë! Si shpëtova
Artikulli tjetërKlodian Tomorri – Veliajt: Nestin e ke brenda oborrit, emrin ia kanë gjetur fiks emër rilindasi