Reagim i Demokratëve Euroatlantikë: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën jep Salianjin, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Reagim i Demokratëve Euroatlantikë: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën jep Salianjin, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.
Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?
Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?
Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.

Artikulli paraprak“Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?”- The Telegraph artikull për ‘shtëpitë e barit’: Çfarë u zbulua nga zbërthimi i mesazheve në Telegram, grupi ‘Kusho’ me 700 anëtarë
Artikulli tjetërArrestimi i Salianjit/ Kurbani i Berishës dhe Ramës për kontrollin mbi drejtësinë