Reagim i Partisë Demokratike lidhur me planin hetimor të Komisionit Hetimor për TIMS

Partia Demokratike, përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Kulluri shprehet se plani hetimor që u votua ditën e sotme edhe me votat e përfaqësuesve të “opozitës së pazareve”, është hartuar nga ekspertja e partisë socialiste dhe nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Reagimi i plotë i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri:

“Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”
Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!
Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.
Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, seriah “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames!

Exit mobile version