REAGIM/ Pasi nuk ia dolën ta pengojnë hyrjen në zgjedhje, mercenarët mediatikë të zëdhënësve të Ramës dhe Berishës kanë nisur një valë shpifjesh në media kundër Koalicionit Euroatlantik

REAGIM I KOALICIONIT EUROATLANTIK

Pasi nuk ia dolën ta pengojnë hyrjen në zgjedhje, mercenarët mediatikë të zëdhënësve të Edi Ramës dhe Sali Berishës kanë nisur një valë shpifjesh në media kundër Koalicionit Euroatlantik

Koalicioni Euroatlantik hedh poshtë me neveri mashtrimet e ulëta të shpërndara në studion e A2 nga individë të sponsorizuar nga klane të lidhura me trekëndëshin e Bermudës.

Koalicioni Euroatlantik as nuk është financuar, as nuk financohet nga Edi Rama, apo nga ndonjë person i lidhur me pushtetin e tij. E kundërta është e vërtetë për pronarët e gazetarit në fjalë.

Gënjeshtrave të trasha u ka dalë boja, bashkë me pseudo-gazetarët, pseudo-analistët dhe pronarët e tyre.

Të gjitha makinacionet e punëdhënësve të këtyre pseudo-gazetarëve, që lejojnë të përdoren si zëdhënës të korruptuar të sistemit, kanë dështuar përfundimisht në përpjekjet për të penguar Koalicionin Euroatlantik. Sepse Koalicioni Euroatlantik është e vetmja alternativë reale ndaj Edi Ramës, Sali Berishës dhe ministrave të tyre, dhe është zëri i shqiptarëve që duan drejtësi, dinjitet dhe një Shqipëri europiane.

Exit mobile version