Reagime të forta të artistëve, pas vendimit bánditesk për shembejn e Teatrit

Ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e godinës së Teatrit, pa mbledhje dhe me një vendim qarkullues të firmosur nga Toni Gogu. Ky vendim ka sjellë jo pak reagime nga ana e artistëve në rrjet, dhe atyre që protestojnë për më shumë se dy vite në oborrin e godinës së Teatrit.

Edhe aktori i njohur, Florjan Binaj ka ngritur si shqetësim këtë çështje, teksa ka kërkuar që të ndërtohet një teatër i ri, dhe godina ekzistuese të ruhet.

“Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram.

Me zbardhjen e vendimit, Binaj ka publikuar një pjesë të dokumentit të nënshkruar nga Këshilli Bashkiak. Ai ka nënvizuar pjesën ku Teatri cilësohet si “pasuri”.

“E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”, ka shtuar më tej Flori, ndërsa ka hedhur akuza dhe në drejtim që qeverisë, që sipas tij është e pavotuar nga populli.

flor

Exit mobile version