Deklaratat fyese të ministres Elisa Spiropali ndaj Presidentit, në emisionin “Opinion”, kanë sjellë reagimin e Zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, duke e quajtur e Spiropalin e ‘Çmendura E’.
“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E. E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”, shkruan Tedi Blushi në një reagim në rrjete sociale.
Spiropali u shpreh kundër figurave dhe heronjve që dekoron kreu i shtetit, në emisionin ‘Opinion’.
Ajo tha se “Presidenti ka krijuar një ushtri të vdekurish me dekorata, të njerëzve që kanë vdekur 100 vite më parë”.
Spiropali i referohet si “ushtri të vdekurish” figurave historike të kombit, që kanë marrë dekorata vlerësimi.