Prej 10 minutash ish-Ministri Edmond Haxhinasto ka reaguar pas marrjes në pyetje për rreth dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burimeve pranë Prokurorisë, Haxhinasto po pyetet për çështje që lidhen me vendimmarrjen kur ka qenë Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Haxhoinsto tha se është pyetur mbi rrethanat e disa çështjeve që ka në hetim Prokuroria. Ai nuk ka dha shumë detaje mbi hetimin, por se ishte pyetur për veprimtarinë kur ai ishte ministër. “U pyetja si personi që ka dijeni për çështjen”, tha Haxhinasto.
Marrja në pyetje e Haxhinastos vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit.
Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI.
Toma mohon akuzat: Faktet e Prokurorisë, të rreme
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së faktit në Elbasan për katër prej të arrestuarëve për korrupsion, ndrësa ka ndryshuar vendimin për dy ish-administratorët. Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Gjykata vendosi “arrest ne burg”, sikurse edhe për Rexhep Tarbën (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit) dhe administratorin e kompanisë Kujtim Hyska.
Ndërkohë për dy ish-administratorët e kompanive Agron Hyska dhe Rezarta Bokçiu u vendos detyrim paraqitje.
Ish- kreu i ARRSH-es, Dashamir Xhika, heshti gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës.Ndërsa Anti Toma, i akuzuari tjetër, preferoi të flasë, madje për një moment u përlot. Të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar, Toma e quajti absurd arrestimin e tij.
“Faktet e parqitura nga organi akuzes per abuzimin në miliarda leke jane te rreme” tha Toma, duke mos i përmbajtuar as lotet.
Të njëjtën gje pretendoj edhe avokati i të akuzuarve, duke kërkuar pavleshmëri të vendimit pasi është i paarsyetuar.
Pasi dëgjoi akuzën dhe mbrojtjen për rreth tre orë, trupi gjykues me relator çështje Izet Dushaj dha vendimin.
Për Xhikën dhe Tomën, Apeli Durrës ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’, ndersa për Argon Hysën dhe Rezarta Bokçiun në rolin e administratoreve të firmës dha detyrim paraqitje.
Për të parin, trupi gjykues tha se nuk ishte kopetencë e tij por e Kujtim Hysës mbikqyrja e punimeve ndaj dhe ndryshoi masën e sigurisë.
Ndersa për Rezarta Bokçiun, problemet shëndetësore dhe vizita te shpeshta që duhet të kryejë, ishte arsyeja e mjaftueshme për ta lënë të lire. Të pranishëm në sallë krahas të pandehurve ishin edhe familjarët e tyre. Ata ndoqën nga afer apelimin e mases së sigurisë për rreth 3 ore.
Arrestimet e ish-zyrtarëve u bë pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”.Ishte Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ai qe kerkoi hetimin e çeshtjes pas auditit të zhvilluar per rrugën Tirane-Elbasan ku u gjeten 5.3 miliard leke vjetra deme financiare.