Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar për shkak të mungesës së Gjyakatës Kushtetuese.
Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat themelore që dhunohen çdo ditë Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese, ndërsa për dekretimin e Sandër Lleshit premtohet se do bëhet shpejt gjykata!
Postimi i plotë
Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;
Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;
Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;
Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.
Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!