Ish kryeministri Sali Berisha foli denoncon mafian Rama-Veliaj të pastrimit të parave në Tiranë. Berisha deklaroi në një intervistë për “Ora News” se Tirana është lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave të drogës në Europë dhe një ndër më të mëdhatë në botë.
“Mendoj se gjithçka ka qartësuar dosja “Ndrangheta”. Mendoj se, viti 2016 ishte vit fatal për Shqipërinë në kuptimin e shndërrimit të Shqipërisë në një narko-shtet. U krijua një fond prej të paktën 10-12 miliardë eurosh. Këtu eurot u futën dhe futen në Shqipëri me anije. Futen në Shqipëri me kamionë. Futen në Shqipëri me kontejner. Varrosen në dhe, sipas shërbimeve serioze. Ndranghetta e Italisë ka përcaktuar Shqipërinë si pikën e mjaltit të saj. Dhe unë mendoj se Gallo sqaronte çdo gjë: kullat dhe PPP-të.
Këtu kemi të bëjmë me një para-larje më të madhen në Europë dhe një ndër më të mëdhatë në botë për paratë e drogës”.
Por sikur të mos mjaftonte betonizimi i Tiranës, pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar po shkatërrohet edhe Kulla e Sahatit, objekti simbol i kryeqytetit, i cili gjithashtu do të futet nën umbrellën e një tjetër kulle që nuk dihet sa katëshe do të jetë.
Sali Berisha: “Mafia ka vetëm kujtesë historike, nuk ka kulturë. Mafia ka kulturën e fitimit, krimit dhe vetëm krimit. Dhe kjo është e vërteta. Siç murosin njerëzit murosin kulturën. Nuk e kanë për asgjë këtë”.