Reagimi i fortë i diplomatit të njohur ndaj Knut Fleckenstein: Nuk keni treguar asnjëherë të vërtetën në Bruksel…

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka ‘kryqëzuar’ ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në lidhje me deklaratat e tij për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Çfarë turpi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar kushtet, por BE-ja nuk ka njohur asnjë arritje. Ky është një vendim kundër PE-së dhe Komisionit Europian. Dhe kjo ndodh pasi disa qeveri janë të dobëta për të mposhtur ekstremin e djathtë. Edi Rama dhe Zoran Zaev, mbështetuni tek ne, ne nuk heqim dorë nga mbështetja ndaj jush në rrugën evropiane. Progresivët PES_PSE, shkruan Fleckenstein në Twitterin e tij.

Por këtij mesazhi i është përgjigjur Mal Berisha.

Knut mos bëj si i surprizuar. Ju nuk keni treguar asnjëherë të vërtetën në Bruksel, për korrupsionin në Shqipëri. Ju jeni përgjegjës për fshehjen e të vërtetës dhe jeni bashkëpunëtor në këtë dështim. Mos u përpiq të lash duart e tua të pista’, shkruan në njërin prej mesazheve Berisha.

Në një tjetër mesazh, ish-ambasadori Berisha shkruan:

Ju nuk folët asnjëherë për kanabizimin e Shqipërisë, krimin e organizuar, blerjen e votave, PPP-të, oligarkët dhe largimin e mijëra shqiptarëve që nuk kanë mundësi të jetojnë në Shqipëri. Përkundrazi, ju luajtët me inteligjencën e tyre, duke u thënë se gjithçka është ok’, shkruan Mal Berisha.

Debati i zhvilluar në Twitter:

1

Exit mobile version