Reagimi i fortë i Doris Pack ndaj Ramës

Politikania e njohur europiane, Doris Pack ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për gjuhën e dhunshme që ai përdor në rrjetet sociale kundër grave.
Sipas saj, duke sulmuar gratë politikane të opozitës, Rama njëkohësisht po nxit dhunën ndaj grave në një vend si Shqipëria ato kërcënohen çdo ditë. Në këtë moment Pack i referohet sulmit të Ramës ndaj Vokshit, një foto të së cilës e shpërfytyroi.
‘Komentet në rrjetet sociale të Kryeministri të Shqipërisë Rama nëpërmjet të cilave sulmon gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese të dëmshme dhe fyerje vetëm për ato, por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e tyre, kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!’, shkruan Doris Pack.
Vetëm një ditë më parë Edi Rama ju kundërpërgjigj deputeteve të opozitës Albana Vokshi dhe Klajda Gjosha për çështjen e skandalit në Kavajë, duke lëshuar një lumë fyerjesh ndaj tyre.
‘Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vreri’, shkruante Rama në Twitter.

Exit mobile version