Reagimi i fortë i ish-ministrit ndaj Xhafës: Je i turpshëm, o trafikant!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qënë i ashpër në një reagim pas publikimit të lajmit se kreu i opozitës, Lulzim Basha po survejohet nga policia.
Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se, “Padyshim që opozita duhet mbajtur në survejim policor…
Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….
Hajde shtet, hajdeeeeee!
Reagimi i Manjanit në Facebook
Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor…
Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….
Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes.
Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin!
Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë!
Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni!
Hajde shtet, hajdeeeeee!
Turp e faqja e zezë!

auto manjani fcb1527849900

Exit mobile version