Nga Shkodra kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, njëkohësisht arqipeshkvi i Tiranës George Frendo deklaroi se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre.
Gjithashtu Frendo i bëri thirrje palëve politike që sa me shpejt te ulen ne dialog për te zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situate po nxit të rinjtë qe te largohen nga Shqipëria.
“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë.
Martirët e kanë lare Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci. Politika në Shqipëri duhet të kërkoj falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundër Zotit”-tha ai.
Këtë deklaratë George Frendo e bëri pas shfaqjes së një drame, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.