Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka shpërthyer në akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama. Reagimi i Palokës ka ardhur pasi gjatë një takimi në kuadër të asaj që Rama e quan bashkëqeverisja me qytetarët, një grua shfaqet e përlotur dhe e falenderon për rritjen e pensionit.
“Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaqjeje të neveritshme.
Hiqesh si engjëlli shpëtimtar i tyre!
Po mallkimet e qindra mijëra të tjerëve a i dëgjon? Urrejtjen e tyre a e ndjen?
Sigurisht që po ! Të mbërrijnë edhe në vilën-kullë miliona euroshe të Surrelit. Prandaj lëviz me 30 makina eskorte e i ngjeshur me antiplumb”, shkruan Paloka.
Postimi i Palokës
I shpifur, i peshtire!
Ka nxjerre perpara kamerave, ne krah te tij, ne zyrat superlluksoze te kryeministrise (5 milion euro “rikonstruksioni”) nje grua qe e falenderon (madje dhe duke u perlotur) sepse i ka ngritur pensionin te emes nga 44 mije lek te vjetra ne 124 mije lek te vjetra…
Ai qe ka zhytur doren ne xhepin e cdo shqiptari dhe ju grabit miliona çdo dite.
Ai, te cilit vetem fotoja me Cristiano Ronaldon i kushtoi sa do te rezultonte pensioni i perjetshem i asaj gruaje.
Ai qe sot eshte kryeministri me i pasur ne bote sepse vjedh dhe sundon mbi popullin me te varfer ne Evrope.
Del pepara kamerave dhe si sadist shijon lotet e ca te mjereve qe per nje cope buke me shume behen pjese e nje shfaqjeje te neveritshme.
Hiqesh si engjelli shpetimtar i tyre!
Po mallkimet e qindra mijera te tjereve a i degjon ? Urrejtjen e tyre a e ndjen?
Sigurisht qe po! Te mberrijne edhe ne vilen- kulle miliona euroshe te Surrelit. Prandaj leviz me 30 makina eskorte e i ngjeshur me antiplumb.