Reagimi i fortë i Palokës: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin.
Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i vinë në ndihmë paratë e fituara në gjyqe shpifjesh.
Reagimi i Palokës
Sherbetoret e Rames, nuk heqin dore.
Te jesh i ndershem dhe t’i sherbesh Rames sot duhet te jesh deficent nga mendja.
Po te mos jesh deficent por t’i sherbesh Rames, je thjesht nje qelbesire i zhgerryer ne llum si Rama.
Sot kane mbetur fare pak ata qe vazhdojne te mbrojne Ramen sepse dhe atyre qe kane qene dikur mbeshtetes te forte te tij, sot ju vjen turp ti dalin ne krah. Kane mbetur vetem me te ndyret qe jane te zhgerryer keq dhe qe e dijne se neser Rama do i marre me vete.
Kur i vjen ngordhja padronit, sherbetoret behen edhe me te neveritshem.
Se fundmi kane botuar nje mashtrim ordiner, te denje vetem per ata, sikur une dhe Strazimiri paskemi qene dje ne Lezhe per te rekrutuar persona me precedente penal…
Asnjeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qene dhe ne sy te publikut dhe kamerave gjithe diten.
Po me sa duket tani qe do jemi dhe pa rroga, do na vijne indirekt ne ndihme qelbesit e Rames.

Artikulli paraprakÇmenduria e nënkryetarit të KQZ: Të gjitha mandatet e PD-së do t’i marrë PS!
Artikulli tjetërSalianji: Hetim tërësisht politik ndaj meje për të fshehur lidhjet e qeverisë me krimin dhe të trafikut të drogës