Edi PALOKA
Heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.
Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.
Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;
Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;
Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;
Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale, flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.
Është kriminale sesi drejtuesit e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.
Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.
Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar : për të sulmuar denoncuesin e krimit, për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët, për të kërcënuar gazetarët, siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.
Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.