Reagimi i fortë i Presidencës ndaj Bolinos: Sa bordero përdorin kompanitë e tua? A është bashkëshortja juaj ortake në…

Zëdhenësi i Presidentit, Ilir Meta ka reaguar ndaj botuesit Karlo Bolino për sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta.

Blushi shkruan në reagimin e tij se, prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë.

Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta.

FUND E KRYE MASHTRIM!

Një FAKE NEëS po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.

NUK KA ASNJË DOKUMENT TË KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.
Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka.

Në të kundërt, nuk presim asnjë ndjesë publike prej tij, por vetëm t’u sqarojë shqiptarëve, disa pyetje të cilat ja ka bërë publikisht edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza:

📌 A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli?

📌 A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?

📌 Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike?

📌 Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre?

📌 A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush?

📌 A paguhen të gjithë punonjësit e tu edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet?

📌 Sa bordero përdorin kompanitë e tua?

📌 Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos ja u dhënë atë?

📌 Çfarë konflikti ke krijuar sëfundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta?

📌 Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”?
Sa për KryeDoçin tënd, që po e shtrydh si limoni për ta hedhur nesër në rrugë, sot po publikojmë këto mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar prej tij Drejtores së Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë.

📌 Ndërkohë po publikojmë të plotë edhe e-mail e tij drejtuar deputetit të PS, Sadri Abazi:

Përshëndetje z. Abazi! Jam Adriatik Doçi, ai gazetari i shqiptarja. com dhe Report TV. Ashtu siç folëm tek zyrat e PS, po të dërgoj CV e bashkëshortes. Bashkëshortja ka fituar dy herë në portal. Ka marrë mbi 8 provimin e shtetit. Ka dy diploma. Plotëson të gjitha kriteret ligjore. Aktualisht punon në sektorin privat. Ne pasaportizimin e kemi tek njësia numër katër, por banojmë në Kamëz. Të gjithë rrethin miqësor e kam në Kamëz, Laknas dhe Paskuqan. Gjithashtu, në Paskuqan, bashkëshortja njeh një komunitet të madh nga Korça. Unë jam i biri i Xhek Doçit nga Mati. Babai ka qenë 25 vjet sekretar partie, ndërsa që nga ndryshimi i sistemit mbështesim PS. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh, ka qenë dhe është komisioner i PS në Komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS, në opozitë dhe në pushtet. Asnjë prej nesh nuk ka punuar dhe nuk punon në shtet. Ju lutem, para se të merrni një vendim, për të konfirmuar që këto që po të them janë të vërteta, pyet ish-deputetin Qemal Minxhozin, ish-kryetaren e Bashkisë, Adelina Farricin, krerët e aktualë të PS në Mat, Hasan Pashën apo Agron Malajn, miqtë e mi Hamit Toçin apo edhe deputetë të PS. Faleminderit!

KAQ PËR SOT!

122190479 10158741802577760 2522326435342761719 n

122242635 10158741802667760 3446510475737326725 n

Artikulli paraprakIva Tiço, Jabanxhie e Mendimit
Artikulli tjetërKreu i FRPD takim me nxënës të dy gjimnazeve të Tiranës: Beteja është për Ta! Bashkë ia dalim!