Reagimi i fortë i regjisorit të njohur: Zonjës ministre i duket problematikë e vogël logoja plagjiaturë dhe 18 milion lekë

Nga Nikolin GURAKUQI

Me keqardhje degjova justifikimet e zonjes ministre te kultures Elva Margariti, per te justifikuar ate qe nuk justifikohet. Zonjes ministre i duket problematike e vogel logoja plagjiature dhe 18 miljon leke. Ne cdo shtet serioz drejtori i teatrit bashke me shpuren abuzive do ishte shkarkuar ne vend.

Po mire moj zonja ministre po eleminimi i dhjetera skenografive te repertorit aktiv te teatrit qe kushton dhjetera here me shume se kostoja e logos plagjiature, ju duket problematike e vogel?

Po nje drejtore gazetare ne krye te tkob kur ne bote jane emra te medhenj te lirikes, ju duket problematike e vogel?

Po mosrespektimin e kontrates se punes ju duket problematike e vogel?

Po mosrespektimin e te drejtes se autorit e quani problematike te vogel?

Po shkeljen e statutit dhe regulloren e teatrit e quani problematike te vogel?

Po kalendarin e padenje tallava per nje teater kombetar opere e quani problematike te vogel?

Po arrogancen dhe diktaturen e administrates se drejtores aktuale, e quani problematike te vogel?

Po kthimin e tkob ne agjensi spektaklesh e quani problematike te vogel?

Po mosrespektimin e statusit te tkob si teater kombetar e quani problematike te vogel?

Po largimin nga opera te gjithe drejtoreve te drejtorive te emeruar vete nga Zana Cela, e quani problematike te vogel?

Po klientelizmin e perbindshem qe ekziston ne tkob e quani problematike te vogel?

Po eleminimin e krijimtarise kombetare nga skena e tkob, e quani problematike te vogel?

Po genjeshtrat se ne tkob na jane punesuar 102 artiste te rinj, e quani problematike te vogel?

Po uzurpimin e te gjithe peizashit operistik shteteror dhe privat qe Zana Cela i ka pushtuar me bekimin e politikes ne konflikt te plote interesi, e quani problematike te vogel?

Po emerimin ne postin e drejtorit te produksionit te nje gazetari, kur duhet skenograf ose regjisor, e quani problematike te vogel?

Po ruajtjen e teatrit si nje model te pareformuar tash 30 vjet si nje teater sovjetik i viteve 50, e quani problematike te vogel?

Ju garantoj se vetem per mos respektimin e njeres nga keto qe shtrova, drejtori do te ish pushuar ne vend, pa pasur nevoje per sindikata, ne cdo vend ku ka shtet serioz e ministri busull te tij ka zbatimin e ligjit e jo shkeljen e tij sic ben administrata e operas me ne krye Zana Celen qe drejtimin e teatrit e ka personalizuar duke u sherbyer nje grushti njerezish vemje rreth saj.

Artikulli paraprakDjallëzia e Boratit!
Artikulli tjetërGrida Duma publikon videon: Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Edi Ramës!