Reagimi i fortë i Tufës ndaj hetuesit të diktaturës, Spartak Braho

Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas akuzave të deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi sot shkarkimin e tij.
“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij”, tha Braho, duke shtuar se ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar.
Por, në një reagim në rrjetet sociale, Tufa e cilësoi reagimin e Brahos si një dhuratë të çmuar për ditëlindjen e tij.
“Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!”, shkruan Tufa.

braho

Exit mobile version