Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për marrëveshjen e Mini-Shengenit Ballkanik.
Islami u shpreh se bahskëpunimi Rajonal është një nga detyrat e integrimit në BE, por kjo nuk është fokusi kryesor drejt integrimit.
Po ahstu Islami shtoi se kjo është një nismë me prejardhje serbe dhe se Serbisë i intereson që të ruajë influencën në lidershipin e tij në Ballkan.
“Shqipëria ka mbetur në klasë për sa i përket intergimit drejt BE-së dhe shkak është Edi Rama. Në kuadër të intergimit në BE i jepet prioritet bashkëpunimit rajonal, por nuk është fokusi kryesor. Rama e filloi këtë si një sfidë në momëntin kur mori në shuplakë në BE. Parimare nuk është bashkëpunimit Rajonal, por duhet të vendoset në kuadër të atyre programeve të qeverive të ndryshme ne vend, që të shkojmë drejt BE-së.
Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për të shkuar atje, drejt BE-së. Edhe bashkëpunimi Rajonal është një nga këto detyra. Rama është i paaftë, si një nxënës pisanjos. Edhe perceptimet e politikanëve dhe qëllimet, problemi komplikohet akoma më shumë me këtë marëveshje, pasi kjo nismë nuk është kosnultuar me askënd dhe brenda PS apo me forca të tjera politike. Nuk ka konsultë me presidentin e Republikës.
Mungesa e transaprencës të nxit të merresh me perceptimin, sepse nuk ka asnjë përmbajtje transparente. Rama mundohet që ta maskojë duke dhënë copëza. Edi Rama është një langaraq që e bën këtë sepse ka dështuar dhe do të shpëtoj pushtetin e tij. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është takimi i Metës me djalin e Xhorxh Soros. Mua më shkon mendja ndoshta dhe gaboj, se kjo nisme është një nisme me prejardhje serbe. Serbia këkron të dalë në një fazë të re ku të ketë një rol.
Serbia në vend që të njohë Kosovën, Serbia ka ndërtuar Mini Shengenin, për tu vendosur në qendër të bashkëpunimit Rajonal, dhe ka tërhequr pas vetes Edi Ramën, që është një një situatë dështimi. Shpresojmë mos të kthehet në një konfederatë që Serbia të luajë rolin kryesor. Soros është i intersuar, për të ruajtur influencës në lidershipin e tij në Ballkan, që është Vucic, Rama, Zaev. Në këtë kuadër Sorosi ndodhej edhe në Tiranë gjatë takimit të Vuçiç, Ramës dhe Zaev, për Mini-Shengenin”, u shpreh Islami.