Reagimi i fortë: Policia ka marrë tiparet e Ramës, terror me të pamundurit!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me atë ç’ka ndodhi mëngjesin e sotëm te Bregu i Lumit, ku policë të armatosur, sulmuan banorët, që kundërshtonin shembjen e banesave të tyre.

“Një polici që ka marrë gjithë tiparet e Edvin Rames ; në një anë arrogante dhe e dhunshme me të pamundurit , në anën tjetër e nënshtruar dhe shërbëtore e krimit dhe “të fortëve”, shkruan Paloka në rrjet.

Rreth orës 06:00, forca speciale të policisë ndërhynë me dhunë ndaj familjarëve që një ditë më parë kundërshtonin projektin që shembte banesat e tyre.

Pavarësisht kushteve të motit, fadromat nisën shembjen e shtëpive, ndërsa më parë policia nxorri me dhunë banorët nga shtëpitë. Madje kundër tyre u përdor edhe gaz lotsjellës.

auto gazi33331554800041

Exit mobile version