Reagimi i fortë: Rama urdhëron zagarët e tij Lleshin dhe Arta Markun për të…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me përplasjet që po ndodhin pranë KZAZ-ve, në disa prej bashkive të vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Paloka ka fajësuar kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, po bëjnë grusht shteti.

Më tej, Paloka paralajmëron se të gjithë ata që po vihen në shërbim të Ramës dhe po sakrifikohen për të mbrojtur milionat e vjedhura nga pushteti, do të mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Palokës

Rama, Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojnë dita, ditës grushtin e shtetit që synon të mbajë në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit.

Rama ka urdhëruar zagarët e tij, që në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit që ka anulluar datën e zgjedhjeve, të angazhojnë me urdhëra të jashtëligjshëm policinë e shtetit kundër qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhet policia.

Organet e rendit dhe të drejtësisë, kanë detyrimin të zbatojnë ligjin dhe jo të bëhen pjesë e grushtit të shtetit duke zbatuar urdhërat e paligjshëm të Lleshajt dhe të Ramës.

Kush po vihet në sherbim të Rames, kush ka vendosur të sakrifikohet për të mbrojtur milionat e vjedhura të Ramës dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dijë se dita kur gjithësecili do të mbajë pergjegjësi nuk është larg.

Rama është në vilën e tij të bunkerizuar, helikopterin e ka në gatishmeri, milionat të siguruara në off-shore dhe vazhdon të jap urdhëra të kundraligjshëm ndërsa ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij.

Kush zbaton urdhërat e të çmendurit, ta dije se po bëhet në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme , pjesë e një grushti shteti kundër qytetarëve të këtij vendi, ku ne kemi ndermend të jetojmë e të rrisim femijët edhe pasi Rama ta ketë thyer kokën.

 

Artikulli paraprakThirrja e Zani Çaushi: Të votojmë për Edi Ramën!…
Artikulli tjetërPlagosja e vëllait të kryetarit të PD, Basha niset me urgjencë në Spitalin Ushtarak