Reagimi i fortë: Sekt kusarësh, zgjedhin vëllezër e kunetër të Rilindjes në krye të drejtësisë

Duke marrë shkas nga fjala e kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, mbi një sistem drejtësie jo në shërbim të një kaste por të qytetarëve, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se duke vënë në këtë sistem vëllezër dhe kunetër, jo vetëm i shërbejnë kësaj kaste por e kthejnë në sekt kusarësh.

Vasili i thotë kryetarit të Kuvendit se nuk ua ka prishur terezinë asnjëherë kasatave. Kujtojmë se Kuvendi zgjodhi sot kreun e Inspektoratit të Drejtësisë, Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni.

Reagimi i plotë i Vasilit

Gramoz Ruci tha sot se:

“Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po!

Zgjidhni vëllezër e kunetër e fare dhe fis te Rilindjes ne krye te institucioneve te drejtësisë, qe jo vetëm i shërbejnë e janë gjymtyrët e kastës, por kësisoj kastën e kthejnë në sekt kusarësh dhe tradhtarësh.

Por ti Gramoz je gjithmonë ne rregull.

U ke pare hairin gjithmonë kastave dhe nuk jua ke prishur ndonjë herë terezinë atyre.
Edhe me këtë kastën rilindase njëlloj si me të tjerat je.

Ndaj mos harro futi një fjalim një herë ne 6 muaj për të larë duart dhe në fund futi një: Rroftë kasta….

Exit mobile version