Anëtarët e PD në Këshillin bashkiak të Vlorës, në një deklaratë shprehen se do vijojnë të jenë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Ata shprehen se që të denoncosh korrupsionin nuk duhet të kesh lidhje me të, dhe kjo nuk mund të ndodh me një klasë politike të vjetër dhe të lidhur ngushtë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Më tej këshilltarët shprehen se vlonjatët dhe shqiptarët do kenë alternativë euroatlantike të bazuar në parimet e demokracisë dhe me integritet.
Reagimi i këshilltarëve të PD në Bashkinë Vlorë:
Deklaratë!
Vlora meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë!
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike kanë qenë, janë dhe do të jenë në mbrojtje të interesave të qyetarëve. Këtë e kemi treguar në aktivitetin e tonë në Këshillin Bashkiak dhe jo vetëm.
Që të mund të flasësh dhe denoncosh korrupsion nuk duhet të kesh lidhje me të, ndaj dhe ne besojmë fort tek ofrimi i një alternative larg të shkuarës korruptive.
Ne besojmë se vlonjatët dhe shqiptarët meritojnë më shumë.
Meritojnë një të ardhme të sigurt dhe plotë mundësi, në vendin e tyre.
Kjo nuk mund të ndodh me një klasë politike të vjetër dhe të lidhur ngushtë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ne duam që vlonjatët dhe shqiptarët te kenë alternativë euroatlantike të bazuar në parimet e demokracisë dhe me integritet.
Ne, Këshilltarët Bashkiak të Partisë Demokratike do të vijojmë ti shërbejnë vlonjatëve duke qëndruar fort në bindjet tona se e shkuara korruptive nuk mund të jetë e ardhme e ndritur.
Koha nuk fal!