Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Parlamenti Europian në lidhje me reformën në drejtësi. PE i bën thirrje Tiranës për të kaluar reformën gjyqësore. PE paralajmëron politikanët shqiptarë se dështimi për të kaluar një paketë të reformës gjyqësore do të mbyllë mundësinë e nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE. Në deklaratë thuhet se raporteri Knut Fleckestein u kërkoi krerëve politikë që të votojnë këtë javë paketën e reformës si një element kyç për të bindur Brukselin që të nisë bisedimet për anëtarësimin e vendit të vogël Ballkanik. Ndërkohë sot pritet që Komisioni për Çështjet e Jashtme në PE të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri. Të shtunë shtunën, dy raportuesit për Shqipërinë në një deklaratë të përbashkët përsëritën apelin ndaj klasës politike shqiptare për të miratuar reformën në drejtësi siaps rekomandimit të Komisionit të Venecias. Dy eurodeputetët e cilësojnë rolin e autoriteteve shqiptare në këtë proces si thelbësor. Përmes një deklarate të përbashkët, dy eurodeputetët theksojnë rëndësinë e respektimit të rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias, ndërsa vlerësojnë se roli i vëzhguesve ndërkombëtarë në procesin e Vetingut duhet të jetë rol mbikëqyrës. “Ne po ndjekim zhvillimet e fundit rreth Reformës së Drejtësisë në Shqipëri shumë ngushtë. Ne kemi mbështetur këtë reformë nga fillimi e saj shumë dhe ne vazhdojmë ta mbështesim atë, së bashku duke nxitur partnerët tanë përkatës politikë në Shqipëri për të gjetur zgjidhje kompromisi të shëndoshë, duke kërkuar standardet më të larta të mundshme për një reformë tërësore gjyqësore. Na vjen keq që propozimi i kompromisit i fundit i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive. Kjo është një detyrë e shtetit shqiptar për të garantuar sundimin e ligjit për qytetarët e saj dhe kjo është përgjegjësi e liderëve politikë në Shqipëri për të miratuar një reformë të besueshme gjyqësore, e cila do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy eurodeputetëve. Kukan dhe Fleckeinstein e cilësojnë si thelbësor rolin e autoriteteve shqiptare në procesin e Vetingut ndaj dhe ata theksojnë se një rol mbikëqyrës i faktorit ndërkombëtar në procesin e verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë nuk do të zvogëlojë rolin e autoriteteve shqiptare. “Ne mbështesim rolin e parashikuar për Operacionin Monitorues Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit. Sipas mendimit tonë, kjo nuk do të zvogëlojë pronësinë e autoriteteve shqiptare, e cila është thelbësore. Përfshirja internacionale do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme për publikun shqiptar, për një të ardhme të begatë të vendit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ne qëndrojmë së bashku të gatshëm për të ndihmuar partnerët tanë politikë në Shqipëri për të arritur marrëveshjen e nevojshme për miratimin e reformës”, vijohet më tej në deklaratën e eurodeputetëve.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...