TAKIMI NË ZYRIH
Zoti Serreqi: I nderuar z. ministër, e konsideroj shumë të rendësishëm këtë takim dhe shumë të përgjegjshëm për të dyja qeveritë dhe për të dy popujt tanë, sepse marrëdhënjiet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të rendësishme, jo vetëm për të dy vendet tona, por edhe për të gjithë rajonin. Vullneti i mirë për të analizuar këto marrdhënie përbën burimin e përgjegjësisë për ti zgjidhur problemet. Nuk dyshoj në vullnetin e mirë të zotit ministër, por është e qartë që klima aktuale meriton angazhim dhe përpjekje serioze per t’u analizuar. Është në dobi të të dyja palëve per të vënë në tavolinë ato ngjarje qe kanë vënë në vështirësi këto marrëdhënie.
Pika kulminante është akti terrorist në Peshkëpi, akt i cili nuk është moment i shkëputur, por atij i kanë paraprirë një sërë aktesh në kufi. Tre qytetarë shqiptarë të vrarë në tetor 1993, një tjetër i vrarë po në tetor 1993, edhe një tjetër i vrare në mars 1994. Ka pasur shkelje të ujërave territorial, bile edhe pas ngjarjes ne Peshkëpi. Në momentin e kapjes së anijes së peshkimit “Aios Vasilis” me 15 prill të këtij viti, një anije ushtarake greke u fut në ujërat territoriale shqiptare dhe u largua vetëm pas një ore, me gjithë paralajmërimet tona.
Nuk kanë munguar edhe keqtrajtimet e shqiptarëve në aeroportin e Athinës. Po të kufizohemi në ngjarjen e Peshkëpisë, ngjarje e cila cënoi sovranitetin e vendit tim, qeveria greke i ka të gjitha strukturat dhe mjetet e nevojshme për sqarimin e saj dhe për nxjerrjen e fajtorëve. Qeveria greke duhet të japë prova te qarta. Ajo duhet të pranojë hetimin e ngjarjes nga nje komision i paanshem ndërkombëtar, të japë garanci që akte të tilla terroriste nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe për këtë do të desha mendimin e zotit ministër para se të kalojmë në diskutimin e çështjeve të tjera.
Zoti Papulias: Do të doja të theksoja që qeveria greke që në castin e parë shprehu dënimin per këtë akt terrorist dhe të siguroja zotin ministër se, sapo u njoftova për ngjarjen, u lidha me komandantin e divizionit VIII të Janninës dhe drejtorin e Policisë për Janinën dhe dhashë urdhër që në këtë rajon të bëhej një kontroll i rreptë lidhur me ngjarjen, pasi ishim lajmëruar nga qeveria shqiptare per kalimin e grupit në këtë rajon, dhe ata u futën në veprim. U shprehëm gjithashtu të gatshëm që të bashkëpunonim dhe më në fund u mblodhën komisionet në Janinë. Fatkeqësisht, deri tani nuk ka të dhëna për njerëzit që kryen aktin, por përpjekja per të mbledhur të dhëna me interes nuk u braktis.
Konsideroj se të gjitha ato që përmendi zoti ministër mund të shmangeshin me një bashkëpunim të koordinuar. Propozimet dhe marrëveshjet e arritura gjatë visitës së zotit Gjitonas në Tiranë, do të mund të shmangnin këto ngjarje. Po kështu edhe, bashkëpunimi midis dy divizioneve, i divizionit të Janinës me atë të Gjirokastrës. Bashkëpunimi mbi një bazë të tillë është mjeti për evitimin e incidenteve. Një bashkëpunim ushtarak do të ishte shumë i vlefshëm në të ardhmen dhe besoj se të dyja palët, autoritetet ushtarake dhe policore, mund të diskutojnë mënyrën e bashkëpunimit për të mos patur ngjarje të tilla që helmojnë klimën e marrdhënieve tona.
Zoti Serreqi: Po i referohem edhe një herë takimit të zv/ kryeministrave të Rendit Publik të të dy vendeve. Zv/ endesministri grek deklaroi se kanë marrë masa për një kontroll të rreptë të kufirit për pengimin e emigrantëve të paligjshëm. Këto masa sigurisht e rrisin përgjegjësinë e organeve greke për arrdhjen e bandave nga territori grek, të cilat kryejnë krimin, kthehen përseri në Greqi dhe i kanë shpëtuar deri më sot Drejtësisë.
Qeveria shqiptare gjykon se veprimi dhe reagimi i qeverisë greke ka qenë i vonuar dhe disi i paqartë. Në lidhje me incidentet që shpjegova, nuk kemi qëndrime të qarta të qeverisë greke. Nuk i vë në dyshim perpjekjet e zotit ministër, i cili ka ndërhyrë në organet e rendit për të marrë masat e duhura. Por reagimi i qeverisë greke në lidhje me ngjarjen ka qenë i vonuar dhe i sipërfaqshëm dhe unë si prononcim të parë të zotit ministër kam intervistën e tij me 4 prill 1994. Për episodin s’kemi shpjegime të qarta.
Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të ndajë atë q eshte linjë e përgjithshme e qeverisë greke dhe ate qe është linjë e qarqeve të caktuara, që s’janë të interesuara per marrdhëniet tona të mira dhe qe shprehin rivendikime të qarta territoriale, si dhe cfare në këto struktura qeveritare është nën influencen e këtyre qarqeve dhe çfarë jo. Cilat janë rrethanat që e bejnë të mundur veprimin e këtyre qarqeve, sa është hapësira e krijuar që u lejon për të kryer veprime të tilla dhe për të paraqitur edhe pretendime territoriale ndaj nesh. Sa është mundësia e qeverisë dhe e shtetit ligjor të kufizojë këtë hapsirë dhe sa është përgjegjësia direkte dhe e tërthorte e kësaj qeverie?
Është e vërtetë e hidhur që s’ka si të mos influencojë marrëdhëniet shqiptaro-greke gjallërimi i qarqeve me pretendime të qarta shoviniste. Pretendimet e tyre nuk ia vlejnë të diskutohen, qoftë në aspektin historik, gjeografik e demografik. Qeveria shqiptare është shprehur në mënyrë të përsëritur se është kundër ndryshimit të kufijve me dhunë, por jemi shumë të shqetesuar për hapësirën e madhe që kanë qarqet shoviniste greke në TV, shtyp, që shtypin dhe shpërndajnë harta dhe bëjnë thirrje edhe për ndërhyrje të armatosur. Lind pyetja: A ka persona zyrtarë që u bëjnë jehonë ketyre qarqeve?
Zoti Papulias: Do të doja të bëja disa vërejtje. Unë nisem nga një tezë bazë që e kanë përqafuar të gjitha qeveritë greke të pasluftës: Moscënimi i kufijve, miqësi e përzemërt dhe bashkëpunim me fqinjët. E dimë historinë e Ballkanit. Në vitet 1946-1949, Greqia jetoi nën kërcënimin direkt ndaj territoreve të saj, e përballoi këtë kërcënim dhe nuk ngriti pretendime territoriale ndaj fqinjve. Në vitin 1955, Greqia përjetoi një tragjedi të dëbimit të popullit grek nga Stambolli.
Shumë mirë foli zoti ministër dhe për çfarë thonë gazetat ose radiot, për çfarë kanë thenë ose deklaruar këto qarqe. Gjynah që nuk solla disa artikuj të fundit të gazetave, ku as më shumë as më pak, ku as më shumë as më pak, më quajnë tradhtar sepse paskam shitur interesat e popullit minoritar te zoti Serreqi. Do të doja t’ju jepja një artikull të “Elefteros Tipos” që të shihnit se cilat jane frytet e shtypit të lirë. Unë jam mësuar që të quhem tradhtar i interesave të Greqise. Këto nuk kanë efekte tek unë, por mua më intereson boshti qendror i politikës greke.
Këtu, jashtë është edhe një gazetar që më sulmon në këtë linjë. Dua të them zoti ministër diçka që e besoj se sa kohe do të vazhdojnë marrëdhëniet e tensionuara Greqi-Shqipëri, valët e tyre do te shkojnë në tëe gjithë Ballkanin dhe ato qarqe që nuk duan paqe në Ballkan do të minojnë marrëdhëniet greko-shqiptare. Prandaj besoj se është në interesin tonë dypalesh, por edhe të rajonit, të perballojmë gjendjen me gjakftohtësi. Të gjejmë mjetet e shmangjes së ngjarjeve që helmojnë marrëdhëniet tona. Të gjejmë nje sistem që shmang problemet. Te zgjidhim cështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë dhe t’u vihemi punëve për të cilat jeni të ndjeshëm si ju si ne.
Me këtë rast, dua të bëj një vërejtje. Ne nuk reaguam për problemet e Kishës Ortodokse Autoqefale, por kur donim të flisnim me ju për problemin e “epiftafit” dhe të “ringjalljes” e kishim fjalën për një rit fetar. Konsideroj se ky ndalim do të kishte pasoja emocionale dhe efekte negative në të gjithë popullin grek. Po kështu, ndodh edhe me ndalimin e disa minoritarve grekë.
Në keto raste e dini se cili është reagimi i disa qarqeve: “Pse nuk ndërhyni në qeverinë shqiptare për të drejtat e minoritetit grek?”. Të gjithë këta na akuzojnë se i kemi shitur interesat e minoritetit grek në emër të marrëdhënieve grekoshqiptare. Kjo krijon një klimë shumë të rrezikshme brenda Greqisë. Mendoj se kur biseduam herën e fundit gjetem disa rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe e persëris se ka rrugë për zgjerimin e bashkepunimit. Dua të përfitoj nga rasti për të thenë se të gjitha këto varen nga vullneti ynë për të kapërcyer këto probleme dhe për të avancuar këto marrëdhënie miqësore.
Qeveria e sotme greke jo vetëm njeh kufijtë ekzistues, jo vetëm respekton parimet dhe rregullat ndërkombëtare të marrëdhënieve dhe miqësise midis shteteve, por edhe siguron se s’ka forcë që mund të ndryshojë kufijtë në Ballkan, sepse cdo ndryshim kufijsh në Ballkan do të thotë luftë ballkanike. Ky është një parim bazë i pandryshueshëm. A ka probleme që presin të zgjidhen? Sigurisht qe ka. Ekzistojnë zgjidhje dhe ajo që kërkojmë është t’i gjejmë ato.
Zoti Serreqi: Problem është krijimi i klimës së besimit.
Zoti Papulias: Shumë e drejtë. Nga të dyja palët.
Zoti Serreqi: E kam ndjekur shtypin grek në mënyrë të përditshme dhe kam mësuar se ajo pjesë e shtypit grek që është antishqiptare, pra, antigreke, është kundër marrëdhënieve të të dy vendeve. Problemi është se marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund ë personalizohen. Demokracia dhe shteti ligjor nuk e kanë të vështirë të kundërveprojnë ndaj aktiviteteve antiligjore, që bien ndesh me Kartat Ndërkombetare të KSBE-së, të KB-së etj., sepse rrezikohet vetë demokracia dhe cenohen marrëdhëniet ndërshtetërore.
Këtej buron kërkesa e qeverisë shqiptare që qeveria greke të marrë masa për të penguar dhe për t’u kundërpergjigjur me deklarata të veta, ku linja e saj të bëhet me e qartë dhe të jetë më e fuqishme e ku të dalin më mirë në dritë marëdhëniet shqiptaro-greke. Ne se ka forca të jashtme kundër marrrëdhënieve shqiptaro-greke dua të theksoj se qeveria shqiptare kurrë nuk i ka ndërtuar marrëdhëniet dypalshe në dëm të një pale të tretëe, po kështu edhe në raport me Greqinë.
Problemi i minoritetit grek. Nga mënyra se si trajtohet, minoriteti mund të jetë faktor pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve, por mund të jetë edhe pengesë, mund t’u kundërvihet këtyre marrëdhënieve. Ju zoti minister, iu referuat historisë së Ballkanit. Në qoftë se do t’i referohemi revolucionit grek, luftës se pullit grek për pavarësi, do te bisedonim për praninë aktuale të shqiptarëve të hershëm dhe kontributin e tyre në Greqi. Qeveria shqiptare e konsideron dhe ekzistencën e faktorit shqiptar në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri si faktor që na bën të kemi nevojë për marrëdhënie të mira.
Minioriteti grek në Shqipëri e vuajti diktaturën e Hoxhës si gjithë populli shqiptar dhe gëzon të drejtat demokratike të shtetit të parë demokratik të pasluftës. Të drejtat dhe liritë bazë në Shqipëri sigurohen me një ligj kushtetues. Ligji shqiptar për arsimin do t’u sigurojë minoritetit grek ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor. Kështu, ai do të ketë një bazë të plotë ligjore në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare.
Sigurisht, minoriteti grek përballon problemet e tranzicionit që kalon gjithë populli shqiptar. Falë kujdesit tuaj, ai është në kushte më të mira se sa pjesa tjetër e popullsisë. Në politikën tonë ndaj minoriteteve ne vazhdojmë të ecim në dy drejtime. Ata jo vetëm do të ruajnë identitetin e tyre, por kanë mundësi edhe të integrohen në shoqërinë shqiptare. Nga rradhet e minoritetit grek ka parlamentarë, ministra, ambasadorë, diplomatë, akademikë, studiues etj.
Në lidhje me ndalimin e disa shtetasve nga minoriteti grek, se pari dua të theksoj se edhe shtetas të tjerë, jo me origjinë minoritare, janë ndaluar dhe arrestuar gjatë kontrolleve rutinë të Policisë. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë mbajtur edhe pesë shtetas nga minoriteti grek për mbajtje armësh pa leje dhe dokumentacionesh antiligjore.
Lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e konsideroj provokuese dhe të pahijshme ndërhyrjen e ambasadës greke në Tiranë për çështjen e festimit të Pashkëve. Shteti shqiptar është shumë i ndjeshem ndaj lirisë së besimit, pasi kemi ardhur pas një periudhe të gjatë, në të cilën shteti komunst shqiptar mohoi lirinë e besimit dhe u shpall si shtet ateist. Kisha Ortodokse Shqiptare është autoqefale. Në strukturën e shtetit ka një Sekretariat të fesë, ku ajo ka përfaqësuesin e vet.
Pra, ekzistojnë të gjitha strukturat që rregullojnë marrëdhëniet e konfesioneve fetare me shtetin. Ndërhyrja provokuese e ambasadës greke të kujton disa reminishenca të vjetra teokratike dhe konsideohet si tendencë për të cenuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse, për të ngatërruar fenë me kombësinë. Uroj që ndërhyrje të tilla të mos përseriten më. E verteta është se ortodokset shqiptarë i festuan Pashkët të gëzuar në të gjithë Shqipërinë. Po kështu edhe minoriteti grek.
Nuk do të më keqkuptoni, zoti ministër, të bëj një sqarim. Sipas ligjit kushtetues, pushtetet janë të pavarura në Shqipëri. E kemi konsideruar dhe vazhdojmë ta konsiderojme ndërhyrje të pajustifikueshme në autoritetet juridike shqiptare nëdrhyrjen për çështjen e Fatos Nanos, i cili është dënuar për krime ordinere dhe jo për krime politike. Solidariteti midis partive socialiste nuk vlen për udhëheqës të korruptuar.