Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarisht ka njoftuar vetem nisjen e negociatave me koncensionarin. Por një raportim se tarifa mund të vendoset në 1.5 euro për kalim, ka nxitur reagimet kundërshtuese në qarkun verilindor. Për banorët dhe të zgjedhurit lokale atje, asnjë tarife nuk është e pranueshme përveç lëvizjes falas në Rrugën e Kombit.
Tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit 1.5 euro ka ringjallur reagimet kundërshtuese në Kukës.
“Taksa nuk duhet për asnjë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës”.
Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut një tarife preferenciale dhe është mjaftuar vetem me konfirmimin se ka nisur negociatat me koncensionarin.
Por për kuksianët, negociatat nuk vlejnë, pasi për ta e pranueshme do të ishte vetem tarifa zero.
“Taksa zero, nuk jemi dakord me këto që bën shteti, është vjedhje”.
Banorë të qarkut të më varfër sipas të dhënave të INSTAT, shumica e kuksianëve rendisin pamundësinë ekonomike mes shumë arsyeve për të cilat kundërshtojnë pagesën të paktën në kushtet aktuale.
“Unë jam për zero se nuk kemi takat për më lart”.
“Kur të përfundojë totalisht, atëherë të shohim dhe ne do të përpiqemi me mundësitë, me kushtet, me çfarë kemi që t’ia paguajmë taksën” .
Më 31 mars, banorë të qarkut të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, katër nga të cilët janë ende në qeli.
Në krye të nismave kundërshtuese qëndrojnë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, të cilët i cilësojnë provokim çdo tarifë për lëvizjen në Rrugën e Kombit.
Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve ndërsa më pas në orët e pasnatës arrestoi 23 persona. 11 prej të cilëve u mbajtën në burg për më shumë se tre javë.
Tre ditë më parë Gjykata e Apelit ka liruar 7 nga 11 protestuesit që ishin në masën ‘arrest me burg’ për dhunën në tubimin në Rrugën e Kombit tre javë më parë. 4 protestues do të vijojnë që të qëndrojnë në burg, ndërsa 7 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë në masën detyrim paraqitje.
11 protestuesit që dolën para gjykatës së Apelit në Shkodër së bashku me 12 të tjerët që u liruan dy javë u arrestuan, pasi protestuan tre javë më parë në Rrugën e Kombit duke kundërshtuan taksën. Ata thyen dhe dogjën sportelet e koncesionarit.
Ibsen Elezi: Qeveria me mendjen e vet i pati bërë llogaritë edhe herën e parë me 5 euro, mund ti bëjë me 1.5, me 3. Qëndrimi ka qenë i prerë i të gjithë këshilltarëve, zero. Dhe nuk kanë për ta vënë dot taksën, thjesht këto janë provokime.
Ndërsa qeveria pritet në vijim të bëjë publike tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, në Rrugën e Kombit të gjithë po qarkullojnë pa pagesë.