Reagimi/ PD, Gentian Gaba: Kongresi anti SPAK i Ramës

Lidhur me kongresin e PS-së, ka reaguar në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba.

Sipas Gabës, ky ishte kongresi anti-SPAK dhe me të Rama u bë anëtari më i ri i klubit të “sovranistëve”.

“Në kongresin e tij anti-SPAK, Rama u bë anëtari më i ri i klubit e “sovranistëve”, sigurisht për të mbrojtur korrupsionin e përhapur në çdo degë të qeverisjes së tij.” – shkruan Gaba në postimin e tij.

“Të mos ishin amerikanët dhe europianët, – vijon më tej ai, – drejtësia e Ramës do ishte si shtojcë e ministrisë së Tahirit, që pati mprehtësinë ta fuste në Shtëpinë e Bardhë, ndaj dhe ata të Shtëpsië së Bardhë e përcollën atje ku e kishte vendin.”

“Kjo trysinia mbi SPAK, duke e “paternalizuar”, mund të kënaq ata që sot në mbrëmje kaluan në pranga nga kongresi në burg, për inceneratorët e korrupsionit në të cilin është zhytur ky pushtet, por jo ata që e donin dhe e financuan atë reformë për të pastuar skenën nga ata që u rritën me mbështetje të ndërkombëtarëve, ndërsa, sapo u dolën kicat, kafshuan dorën që u dha shansin të bëheshin udhëheqës.” – përfundon postimin e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba.

 

Artikulli paraprakInceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, i arrestuar dhe drejtori i Erion Veliajt
Artikulli tjetërIsh-studentët kujtojnë 8 Dhjetorin/ Dizdari: Protestuam kundër sistemit. Gonxhe: Durimit i erdhi fundi, kishim uri shpirtërore dhe materiale