Shqetësimin për zhdukjen e simbolit kombëtar të Shqipërisë, shqiponjës e ka ngritur edhe Ambasada amerikane në vendin tonë. Në një postim në faqen e saj zyrtare në fb, Ambasada shkruan se shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.
Në Shtetet e Bashkuara, vijon Ambasada, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim.
Ndërsa në Shqipëri, vëren Ambasada, për fat të keq shqiponja është në rrezik. “Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?”
Një shqetësim të tillë e pati ngritur më herët edhe agjencia e lajmeve AFP përmes një reportazhi ku thuhej se shpendi fisnik po zhduket për shkak të gjuetisë së pakontrolluar.
Shqipëria ka vendosur një moratorium 2 vjeçar gjuetie në vitin 2014. Pas skadimit të këtij afati, moratoriumi u shty edhe me 5 vite deri në 2021.
Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.
A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?
Do you know that the eagle is the emblem of both Albania and the United States? In the United States the bald eagle was removed from the federal list of threatened and endangered species on August 9, 2007 and the species is now flourishing. Unfortunately the eagle is at risk in Albania. What can we do to help preserve this magnificent species? #WorldWildLifeDay (Photo: AP)