Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Ramës, i cili u shpreh sot se ka miratuar ligjin “AntiKÇK”.
Bardhi shkruan në reagimin e tij se, sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh.
Reagimi i plotë
Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. 🙈Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. 👎
Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. ☠