Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri.
Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.
“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet në reagim.
Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.
“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,- thekson KE.
KE po ashtu iu bën thirrje të gjithë palëve që të tregojnë përmbajtje.