Reagon Berisha: Eurostat nxjerr rekordet e zeza të Shqipërisë, dështimi i plotë i piktorit dhe Zho Zho-së së tij

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Eurostat nxjerr rekordet e zeza te Shqiperise si vendi me te ardhurat me te ulta dhe borxhin me te larte ne Europe!
Deshtimi i plote ne ekonomi i piktorit deshtak dhe e Zho Zho-se se tij elifi matrak!
“Te dashur miq, Eurostat shpalle se Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore. Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.
Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik.
Keto te dhena behen edhe me dramatike po te kemi parasysh faktin se Piktori deshtak rriti borxhin nga 62,6% qe ishte ne vitin 2013, ne 74,3% ne vitin 2016 dhe nuk ka ndertuar me miliardat e marra borxh as dhe nje km autostrade apo veper tjeter te rendesishme publike por sipas Kontrollit te Larte te Shtetit ka shperdoruar ne 4 vjet qeverisje mbi 3,2 miliarde euro nga parate e takspagueseve shqiptar”, shkruan Berisha.

Exit mobile version