Reagon Berisha: Grabitja në Rinas u krye nga banda e partisë, grabitësit ishin vetëm 20 metër larg policisë…

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, paratë e rrëmbyera sot në Rinas, janë marrë para syve të policisë por ajo nuk ndërhyri! Ishte pjesëmarrëse në plaçkitje?

Berisha i referohet një mesazhi të marrë nga një punonjës i doganës, i cili shkruan se, sa herë transportohen para, ato shoqërohen nga një furgon policie i cili qëndron te porta nga ku hyjnë paratë në drejtim të avionit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.57.46

Superskandaloze!!

Parate u rrembyen para syve te narkopolicise por ajo nuk nderhyri. Ishte pjesmarrese ne plaçkitje apo kishte pire hashash?? sb
Plaçkitja e parave esht elektorale.

Pershendetje.Jam nje punonjes i doganave prandaj do doja qe mos te me nxirej idnetiteti se dihet si funksionon vlla qe te heqin nga puna. Por per kuriozitet desha te te jap nje te dhene interesante se qe kur kane qene ba ato vjedhjet e medha eshte vendosur nje rregull se sa ka eksport parash pervec securityse private shoqerohen gjithmone me nje furgon policie i cili rrin mu tek porta nga hyjne parate per ne pisten e avioneve.

Pra imagjino grabitesit kane qene as 20 metra larg vecse nga ana tjeter e nderteses nga kalojne parate per ne piste. Ket fakt nuk e nxjerr asnje media sepse eshte nje skandal. Respekt

Grabitja u krye nga bandat e partisë

Bandat e partise grabisin per se dyti mbi 10 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb

Exit mobile version