Reagon Berisha: Takimi i Ramës te vila e Enverit provokacion, t’i shporrim kalbësirat!…

“Një provokacion i ulët ndaj opozitës dhe mbarë shqiptarëve”. Kështu e quan ish kryeministri Sali Berisha vendimin e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar takimin me deputetët dhe ministrat e tij në vilën 31, ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Berishës, “ky akt është gjithashtu dhe kushtrimi më i fuqishëm për mbarë shqiptarët të ngrihen dhe me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të permbysin klikën e narkoshtetit”.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nje provokacion i ulet ndaj opozites dhe mbare shqiptareve!

Miq, takimi i sotem antihistorik i narkohorrave te narkoshtetit ne Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore eshte provokacioni me ulet i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbare shqiptareve.

Ky akt eshte gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishem per mbare shqiptaret te ngrihen dhe me te gjitha mjetet e mosbindjes civile te permbysin kliken e narkoshtetit te bastardeve te xhelateve te diktatures hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!

Ky akt na fton qe me cdo sakrifice tu rezervojme bastardeve fundin e eterve te tyre xhelat te popullit shqiptar!

Ti shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim kalbesirat!

Rama ik! Fitore! sb

Artikulli paraprakPlani emergjent i PD: Ulje e taksave, e çmimit të energjisë dhe 30 lekë për litër e çmimit të karburantit
Artikulli tjetërNegociatat/ Në Gjermani e bëjnë fakt të kryer, vendimi për vendin tonë do të shtyhet…