Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar mashtrim dhe tallje deklaratën e ministres Balluku e cila e urdhëruar nga Rama gënjeu sot se paratë e rrugës Thumanë-Kashar do t’u jepen Universiteteve.
Me anë të një reagimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë sqaron se për PPP-në e aksit Kashar-Thumanë nuk ishte parashikuar asnjë qindarkë në buxhetin për vitin 2019-të.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Një tallje cinike dhe mashtrim i turpshëm i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentëve grevist!
Të dashur miq, sot në një akt tallës, cinik dhe të tupshëm, mashtrimi të paskrupullt të studentëve, Edvin Kristaq Urrejtja, duke keqpërdorur ndrikull Riformaton deklaroi se për të plotësuar kërkesën e studentëve për rritjen në 5% të buxhetit të arsimit ai do të ndërpresë kontratën e PPP të autostradës Kashar – Thumanë dhe paratë e buxhetit për këtë PPP do ti përdori për Paktin për Universitetin.
Cinizmi, tallja, pafytyrësia dhe mashtrimi ndaj studentëve me këtë deklaratë arrijnë kulmin.
Për PPP e aksit Kashar – Thumanë në buxhetin e shtetit për vitin 2019 nuk është parashikuar absolutisht asnjë qindarkë e vetme. Edvin, turp njëmijë herë turp që tallesh me studentët kaq pafytyrësisht!