Gazetarja Klodiana Lolala ka bërë një prononcim të shkurër për mediat pas sulmit me breshëri automatiku ndaj banesës së saj. “Sulmi është një tentativë e pastër për të më frikësuar dhe ka ndodhur për shkak të detyrës si reportere”, është shprehur gazetarja, Lala. Çuditërisht Lala nuk e ka dhënë deklaratën në televizionin ku ajo punon si dhe nuk ka qenë ky television I pari që ka denoncuar sulmin ndaj banesës së gazetares.
Mësohet se breshëria e plumbave është derdhur në shtëpinë e babait të saj, ku ndodheshin brenda familjarët e gazetares, vëllai, babai dhe dy fëmijët e Klodiana Lalës.
Shtëpia e babait të gazetares Lala, është qëlluar me 10 plumba. Dy plumba kanë kapur kasën e derës, ndërsa të tjerët në muret rrethuese. Sulmi mendohet se është kërcënim ndaj gazetares Klodiana Lala.
Gazetarja Lala është nga të paktat gazetarë investigative të krimit në vend dhe është përballur shumë herë me presione.
Mësohet se shtëpia e babait të gazetares Lala, është shpesh edhe strehë e saj, ku ajo lë fëmijët dhe kalon një pjesë të madhe të kohës.
Mësohet se ajo në atë orë nuk ndodhej në shtepinë e babait të saj, ndërsa mësohet se plumbat kanë goditur muret dhe derën e shtëpisë.
Sa herë ndodhin krime të tilla të rënda, policia hesht. Eshtë dashur reagimi i parë nga mediat që më pas policia të pranojë sulmet dhe krimet që po ndodhin. Edhe reagimet e policisë synojnë manipulimin e ngjarjeve duke u implikuar direkt në këto ngjarje të rënda.
Situata paraqitet mjaft e rëndë dhe krimi shtetëror po jep prova se ka dalë jashtë kontrollit. Sulmi ndaj gazetares Lala nuk është i pari që ndodh ndaj medias kritike me qeverinë, por në asnjë rast autorët e këtyre sulmeve ndaj gazetarëve nuk kapen nga policia duke i dhënë këtyre krimeve ngjyrime të forta politike.
Policia po përpiqet ta manipulojë dhe ta trajtojë si çështje private ashtu siç ka ndodhur rëndom me sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri, ndërkohë që ngjarja duket të jetë një sulm kriminal i bandave me armë ndaj një ikone të gazetarisë së kronikës.
Njoftimi i policisë, është në anën e atentatorëve
Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.
Nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ky është njoftimi qesharak i policisë i cili në këtë rast në mënyrë flagrante del në anën e atentatorëve duke mos dhënë detaje se kemi të bëjmë me shtëpinë e një gazetareje që ka bërë raportime mjaft të forta në lidhje me krimin e organizuar dhe bandat e qeverisë. Janë reagime të njëjta të kësaj policie kriminale si edhe në rastin e gazetarit Kasmi, ku Drejtori i Përgjithshëm i policisë kërkoi të manipulojë vetë personalisht ngjarjen duke mohuar se plagosja e tij kishte ardhur nga goditja me shkopin e gomes.